“Është reformë për vendin, jo për një bashki”, Rama me kryebashkiakët ‘rebelë’ që kundërshtuan hartën e re territoriale: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot
12/08 22:56
Granada dhe Alameria, dy ekipet që mbyllin klasifikimin e La Ligas, ndanë pikët në stadium “Los Carmenes” në një barazim 1-1, që, në fakt, nuk i vlejti asnjërës skuadër.
Golin e ekipit andaluz e realizoi sulmuesi i Kombëtares Kuqezi, Myrto Uzuni, por që nuk mjaftoi për të marrë tri pikët.
Më kalimin e javëve bëhet gjithnjë e më e vështirë për Granadën gara për mbijetesë. Fantastik Myrto Uzuni. Sulmuesi shqiptar realizoi golin e barazimit (1-1) në takimin me Almerian, një rivale e drejtpërdrejtë për mbijetesë.
Në minutën e 75-të, “bomberi” kuqezi i shkëputet me zgjuarsi mbrojtjes dhe përballë portierit nuk gabon, 1-1. Ishte goli i shtatë sezonal për sulmuesin beratas.
Top Channel