Alarm për zjarr në QSUT, ja çfarë ka ndodhur
17/02/2024 19:03
Një alarm fals për zjarr në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare ka bërë që këtë pasdite të mbërrijnë zjarrfikëset në godinë.
Gazetarja Alma Demiraj raporton se pas aktivizimit të sirenave, kryeinfermierja dhe mjeku roje kanë thirrur menjëherë zjarrfikëset dhe drejtuesit e QSUT-së.
I gjithë ekipi në gatishmëri me në krye drejtoreshën Albana Ficon, kanë mbërritur menjëherë në QSUT. Fico konfirmoi për Top Channel se ka qene një aktivizim fals i sistemit, pasi nuk ka pasur as shkëndijë tym apo flakë.
Top Channel