Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 9 persona gjatë dy javëve për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Si rezultat i kontrolleve, gjatë dy javëve gjithashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 16 të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore, 📈 janë ndëshkuar administrativisht në total 2662 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:
•Janë ndëshkuar 70 drejtues mjetesh, për përdorim të xhamave të erresuar;
•Janë ndëshkuar 1099 drejtues mjetesh, për tejkalim shpejtësie;
•Janë ndëshkuar 180 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
•Janë ndëshkuar 51 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
•Janë ndëshkuar 60 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
•Janë ndëshkuar 83 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
•Janë ndëshkuar 676 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme;
•Janë ndëshkuar 443 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.
Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Top Channel