Pretendimet e habitshme të Iranit për Antarktikën, shtojnë tensionet me Perëndimin (fotot)

16/02/2024 18:04

Zhvillimi vjen pak pasi SHBA liroi $6 miliardë fonde të Iranit që ishin bllokuar në Katar, teksa mediat perëndimore thonë se pas pretendimeve të fundit, me to Irani mund të ngrejë stacionin në Antarktikë.

Prej vitit 1959, 12 fuqi të mëdha dhe më pas edhe vende të tjera, kanë nënshkruar nje marrëveshje per “mos-pretendime territoriale në Antarktikë dhe ndalim të eksplorimeve atje”.

Një komandant ushtarak iranian tha sot se republike islamike ka “të drejta prone” për Antarktikën, që si zakonisht u konsiderua kërcënim nga Perëndi.

Admiral Shahram Irani bëri pretendimin e guximshëm në një fjalim televiziv në fund të vitit të shkuar, që tashmë është përkthyer nga analistët amerikanë të Middle East Media Research në Uashington.

Irani raportohet se tha: “Ne kemi të drejtat tonë të territorit në Antarktikë dhe do të ngrejnë flamurin tonë aty për punën kërkimore ushtarake e shkencore”.

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit tha për rrjetin Fox News Digital: “Nuk do të lejojmë që fondet e liruara të Iranit në Katar të përdoren për aktivitete në Antarktikë. Ato mund të përdoren për blerje të artikujve humanitarë, ushqime, mjekime dhe produkte bujqësore.

Por Presidenti iranian Ebrahim Raisi ka thënë se fondet do të përdoren “për çfarëdo vendi të ketë nevojë”.

Prej vitit 1959, 12 fuqi të mëdha dhe më pas edhe vende të tjera, kanë nënshkruar nje marrëveshje per “mos-pretendime territoriale në Antarktikë dhe ndalim të eksplorimeve atje”.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA