Kamboxhia arreston dy taivanezët që inskenuan pengmarrjen dhe e postuan online (fotot)

16/02/2024 19:19

Dy burra nga Taivani janë dënuar sot me dy vjet burg secili pasi inskenuan një pengmarrje të rreme në një rezort turistik në Kamboxhia dhe postuan pamjet në internet.

31 vjeçari Chen Neng-chuan, dhe Lu Tsu-hsien, 34, u arrestuan pas postimit të videove të vetes ku dukej se rriheshin nga roje sigurie në një ndërtesë në Sihanoukville, tha gjykata vendase.

“Të dy ata erdhën në Kamboxhia për të prodhuar video të lidhura me trafikun njerëzor, burgosjen apo torturën, që ishin të rreme”, u tha në gjykatë, para se të shpalleshin fajtorë për nxitje kaosi e prishje të sigurisë.

Zyrtarët shtonin se të dënuarit prodhuan video me përmbajtje të rreme që prekin nderin, rendin e sigurinë e provincës.

Rrjeti AFP shkruan se në shumë raste janë raportuar inskenime të ngjashme kryesisht nga qytetarë kinezë për të realizuar mashtrime online me qëllim zhvatjen e parave nga viktimat.

Në videon e publikuar, dy taivanezët shiheshin duke u ndjekur nga sulmuesit, më pas duke u lidhur e duke u rrahur.

Vitin që shkoi OKB paralajmëronte se mijëra njerëz joshen, kërcënohen ose tërhiqen me forcë nga bandat e mashtrimeve online në Azi.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA