Admirali ‘i vdekur’ rus rezulton gjallë por shkarkohet nga posti pas fundosjes së luftanijes (fotot)

16/02/2024 16:31

Një admiral i flotës ruse – për të cilin ushtria e Ukrainës pretendonte se e kishte vrarë gjatë një sulmi në gadishullin e Krimesë, duket se është rikthyer në jetë, por është shkarkuar nga detyra prej presidentit.

Viktor Sokolov besohej se ishte vrarë në sulmin në portin e Sevastopol në shtator 2023.

Me sa duket ishte raportuar gabimisht se ai kishte vdekur së bashku me 30 ushtarakë të tjerë  në selinë e marinës.

Tashmë rrjetet ruse raportojnë largimin e admiralit nga posti i tij në Flotën e detit të Zi.

Zhvillimi vjen një ditë pas raportimeve për goditjen e luftanijes ‘Caesar Kunikov’ nga dronët e Ukrainës, në Detin e Zi.

Ushtria ukrainase thotë se ka shkatërruar deri tani më shumë se 20 luftanije ruse dhe një nëndetëse.

Shkarkimi i Sokolov nga posti i raportua nga komentatori i njohur i luftës Sergei Markov, ish-këshilltar i Kremlinin, i cili nuk jepte burime për informacionin./Metro.co.uk/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA