Në timon nën efektin e lëndëve narkotike/ Kapet 21-vjeçari në kryeqytet, 115 të arrestuar për drejtim mjeti nën ndikimin e drograve

14/02/2024 09:40

Një 21-vjeçar, që drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve, është vënë në pranga në kryeqytet.

I riu është vënë re nga policia, teksa manifestonte sjellje të dyshimta. Pas verifikimeve të kryera ku rezultoi në efektin e alkoolit, në masën 0.21 mg/l dhe nga verifikimi me drogtestues rezultoi në efektin e lëndës droguese THC.

Ndaj tij, rëndon vepra penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Top Channel