Kuzhinat e bamirësisë kërcënohen nga shkurtimet e mbështetjes së qeverisë në Argjentinë (fotot)

14/02/2024 19:35

Kuzhinat e bamirësisë për të varfrit në Argjentinë po përballen me një numër gjithnjë e në rritje njerëzish që prej reduktimit të mbështetjes për ushqimin nga qeveria e Javier Milei, teksa zyrtarët thonë se po auditojnë një sistem të ri mbështetjeje.

Marcelo Lopez kuzhinier në bamirësinë “Las Hormiguitas Viajeras” në periferi të Buenos Aires trembet se disa nga njerëzit mund të mbeten pa gjë.

Ai thotë për rrjetin AFP se kriza po sjell më shumë argjentinas te ata, dhe se qeveria nuk u jep më ushqim për t’u shërbyer.

Grupi Caritas Argentina ka një kontratë me qeverinë për kuzhinat e bamirësisë së kishave por reduktimet e mbështetjes federale per to vijnë mes rritjes së krizës në vend.

Peshkopët në Argjentinë kanë shprehur zemërimin e tyre për reduktimet e subvencioneve të ushqimit, duke paralajmëruar presidentin e ‘lirisë ekonomike” Javier Milei, se “ushqimi nuk një aspekt i përshtatjes ekonomike”, siç pretendon lideri në programin e tij të kursimeve.

“Askush nuk duhet të mbetet i uritur në vendin tonë pasi është vendi i bekuar i bukës”, thanë në një deklaratë peshkopët argjentinas pas një konference mbi çështjen.

“Por sot qindra mijëra familje e kanë të vështirë të ushqehen në Argjentinë”, shtonin ata.

“Ka pakënaqësi mes peshkopëve prej reduktimeve të mbështetjes së kuzhinave të bamirësisë, ka një distancim mes tyre dhe Milei”, tha Mariano De Vedia, korrespondenti i çeshtjeve fetare për rrjetin vendas La Nación.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA