E rëndë në Fier! Arrestohen dy të rinjtë, dyshohet se kryen marrëdhënie seksuale me një 28-vjeçare me probleme të shëndetit mendor

14/02/2024 13:25

Dy persona janë arrestuar në Fier, pasi dyshohet se kryen marrëdhënie seksuale me një 28-vjeçare me probleme të shëndetit mendor.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, Policia e Fierit ka vënë në pranga shtetasit K. T., 21 vjeç dhe I. K., 29 vjeç, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me të renë.

Ndërkaq, në Divjakë është vënë në pranga një 39-vjeçar me inicialet G. B., pasi ka ushtruar dhunë ndaj kushëririt të tij, dhe më pas ka thyer xhamat e banesës së tij dhe të kushëririt. Po ashtu, 39-vjeçari ka tentuar të dhunojë nënën dhe vëllanë e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel