“Nuk është ajo në foto, Sibela ishte 50 kilogramë, me flokë të kuqe”, tezja e 27-vjeçares së vetëvrarë: Është fotomontazh!

13/02/2024 13:07

Tezja e 27-vjeçares në një lidhje telefonike në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel tha se në foton që qarkullon në rrjete sociale nuk është Sibela.

Sipas saj, viktima ishte e dobët dhe me flokë të kuqe para se të ndërmerrte aktin e vetëvrasjes duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt në Kamëz.

“Motra ime, mamaja e Sibelës, e ka njohur këtu në lagje, i ka thënë Latini që njeh njeri për pastruese se më duhet një person për të pastruar shtëpinë, sepse e kam nusen shumë sëmurë, dy ditë, ajo nuk shkoi sepse i tha kur të kem nevojë do të të telefonoj unë. Këtë foto e kam parë në rrjete sociale, nuk është Sibela ajo foto, Sibela ime është 50 kile njeri. Ajo foto që ka hedhur është me flokë të zeza dhe e shëndoshë, mbesa është me flokë të kuqe dhe e dobët. Nuk janë të vërteta, ato që ka thënë Altini, ka qenë shumë e qetë, e rregullt.  Telefonin e ka policia të Sibelës, një telefon, nuk ka kamera sigurie”, tha tezja.

Sibela Abedini, nënë e një vajze vetëm 2 vjeçe dyshohet se i dha fund jetës, pasi tik-tokeri i njohur Altin Çoku publikoi në rrjete sociale një foto intime të 27-vjeçares nga dhoma e hotelit ku kishin qëndruar bashkë. Çoku u arrestua një ditë më parë, pasi

 

Top Channel