“Ta shohim njëri-tjetrin me shumë dashuri”/ Leskaj në Këshillin Kombëtar: Duhet formë e re organizimi, por më parë na duhet analiza

12/02/2024 18:15

Pjesëmarrja masive në protestën e 20 shkurtit nuk mjafton, për deputetin Bujar Leskaj, i cili në mbledhjen e Këshillit Kombëtar kërkoi një analizë të thellë.

Në mbledhjen e Këshillit, që po vazhdon me dyer të mbyllura, mësohet se Leskaj kërkoi një mbledhje më të gjatë për të bërë një analizë.

“Faktor të brendshëm ndihmues janë fuqitë dhe mundësitë. Duhet të shohim faktorët pengues dhe dobësitë. Të dimë thellë ku kemi problemet. Jemi para zgjedhjeve dhe duhet te kemi strategji dhe program të qartë. Në departamente bëhet punë shumë e mirë dhe ato duhen përcjellë te qytetarët”.

Leskaj u ndal dhe te kodi zgjedhore, ndërsa theksoi se “nuk duhet hequr dorë nga listat e hapura.”

“Duhet t’i themi shqiptarëve idenë që kemi për kodin zgjedhor. Kemi problem mungesën e koalicioneve parazgjedhore.

Ne nuk duhet të heqim dorë nga listat e hapura, si edhe nga primaret. Nëse e bëjmë, kalojmë në dekurajim në masë të madhe.

Statut fraksionet le të krijohen. Të kenë përfaqësimin e tyre. Mbledhja e grupit shumë e rëndësishme shpresë plotë për të ardhmen, por mbi të gjitha rëndësi ka edhe puna në bazë te demokratët. Duhet ta shohim njëri-tjetrin me shumë dashuri. Kemi objeksion të përbashkët. Duhet parë formë e re organizimi, por më parë na duhet analiza”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA