Armë dhe mina në një dyqan në Vlorë! Vendi i mbushur me tekstile, por në to të fshehura municionet (Video)

12/02/2024 14:15

Në një dyqan në Vlorë janë gjetur mesditën e sotme mina dhe armë luftarake.

Policia ka vënë në pranga një person në lagjen “10 Korriku”, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Uniformat blu kanë rrethuar vendin e ngjarjes e më pas kanë vijuar kontrollin detajuar.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihen armët që janë gjetur, përfshirë disa pistoleta.

Dyqani ka edhe një mbyllje me qepen, ndërkohë që brenda ka pasur materiale tekstile.

Hetuesit ndodhen në vendin e ngjarjes për të vijuar me gjetjen e detajeve në lidhje me armët e gjetura.

Top Channel