27-vjeçarja i dha fund jetës pasi i shpërndanë në TikTok pamjet intime, la pas vajzën 2 vjeç! Publikohet fotoja

12/02/2024 10:54

Një 27-vjeçare i dha fund jetës të shtunën pasi iu shpërnda në rrjete sociale një fotot intime.

Ajo u hodh nga kati i katërt i banesës në Kamëz, ndërsa 39-vjeçari në foto ra në prangat e policisë nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes.

Sipas informacioneve, vajza ishte e martuar në Kosovë dhe kishte dhe një vajzë 2 vjeçe. Martesa ishte në krizë dhe vajza kishte shkuar në familjen e saj në Kamëz.

Gjatë kohës që qëndronte në Kamëz ajo pati një takim intim me Altin Çokun i cili gjatë kohës që ishin në hotel i kishte bërë një foto dhe e kishte publikuar në Tik- Tok. Kjo i dha fund martesës së saj.

Para ngjarjes të së shtunës vajza kishte tentuar dhe dy herë të tjera vetëvrasjen.

Fotoja e publikuar në rrjete sociale.

Top Channel