Ndeshja Skënderbeu-Kukësi/ Dy futbollistë përfundojnë në spital, shkak hipertermia nga i ftohti dhe reshjet e dendura (Emrat)

11/02/2024 19:47

Futbollisti i Skënderbeut, Randi Dumfur po transportohet drejt spitalit të Korçës, për shkak të një komplikacioni shëndetësor nga i ftohti.

Rreshjet e dendura të shiut, kanë bërë që futbollisti të lerë fushën 2 minuta para përfundimit të ndeshjes për shkak se nuk ka mundur dot të luajë. Mësohet se hipertermia është bërë shkak i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Dumfur.

Nga ana tjetër, të njëjtin problem ka patur edhe një futbollist i Kukësit, Lleshi, i cili është marrë nga familjarët për tu dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Edhe Lleshi ka lënë lojën 2 minuta para përfundimit për shkak të gjendjes.

Top Channel