Avokati Eugen Beçi ka qenë i ftuar në programin “Breaking” në Top News, ku është pyetur se të qenit pjesë e aplikacionit SKY&ECC a të bën kjo një fajtor?

Beçi shprehet se urdhri i ministrit Balla për shkarkimin nga detyra e punonjësve të policisë që ishin pjesë e këtij aplikacioni është pa baza ligjore, pasi jo detyrimisht këta punonjës mund të kenë bërë diçka në kundërshtim me ligjin.

Eugen Beçi: Personat që kanë përdorur një aplikacion të tillë SKY&ECC dhe nga transkriptete që ato kanë ardhur, rezultojnë në implikuar në veprimtari kriminale, sigurisht që nuk ka nevojë për urdhër të ministrit të Brendshëm që të lirohen nga detyra apo të përjashtohen nga Policia e Shtetit. Këta persona sigurisht që do ndiqen penalisht nga prokuroria e Posaçme në rastin konkret. Përsa i përket personave të cilët nga transkriptet që mund të kenë ardhur, që janë përdorues, por janë punonjës policie, nuk është inkriminim apo penalizmi, fakti që ata kanë patur një aplikacion i cili më vonë zbulohet se është përdorur nga kriminelët. Pra janë momente të ndara, kemi çështjen penale në rast se do ndiqet nga indicie dhe prova të dala nga këto transkripte. Kemi dhe momentin tjetër efektin propagandistik që mund të bëjë ministri i Brendshëm në kundërshtim dhe mos mbështetje të asnjë bazë ligjore për të nxjerrë një urdhër të tillë. Në rast se ky urdhër megjithëse është i pabazuar në ligj, do të shërbente dhe do të kishte efekte, duhet ta kuptojmë që në Republikën e Shqipërisë nuk ishte një polic përdorues i SKY&ECC, vetëm me dy faza të “Metamorfozës”, rezultoi se ishin disa punonjës të policisë që përdornin këtë aplikacion. Në rast se këta persona kanë kryer veprimtari kriminale duke marrë dhe përdorur këtë aplikacion, sigurisht që do përgjigjen penalisht, por në rast se personat nuk kanë kryer veprimtari penale dhe ende nga Prokuroria e Posaçme nuk janë vënë nën hetim, mbetet vetëm një fuqi e cila do të duhet të jetë në pikëpamje etike dhe jo në pikëpamje përjashtimore për oficerët apo punonjësit e policisë.

Top Channel