Peshëngritësi Erkand Qerimaj në SPAK, kishte fletëthirrje për t’u paraqitur në orën 11:15 Një atentat ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gurez, Kurbin, në një firmë për përpunim të inerteve.
Nga ky atentat ka mbetur i vdekur ekonomisti i kësaj firme Selman Mihana 70 vjeç dhe mbeti i plagosur pronari Ardian Gjeloshi, 51 vjeç.
Sipas burimeve të policisë objektivi i këtij atentati ka qenë pronari i kësaj firme dhe po hetohet për konfliktet apo mosmarrëveshjet që mund të ketë patur 51-vjeçari.
Adrian Gjeloshi ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve për Top Channel, ai u qëllua me dy plumba që kanë hyrë dhe kanë dalë nga trupi. Ka një plagë në ije sipër legenit tangente dhe një plagë në dorën e majtë, tek bërryli tangent.
Top Channel