Big Brother VIP3/ Bardhi i del në krah partneres për konfliktet me Ilnisën: Po luan pisët!
10/02/2024 21:30
Bardhi ka reaguar në lidhje me konfliktet mes partneres së tij në Big Brother VIP, Sarës, dhe Ilnisës.
Ai u shpreh se Ilnisa po luan lojë të pisët, një mendim që nuk e kishte më parë për të.
“Më pengoi shumë fjala, por si shoku i shokut tim nuk fola. Ilnisa ka bërë lojë të pistë. E mendoj këtë tani, uroj mos ta kem. Kam pasur marrëdhënie shumë të mirë me të. I kam thënë që ka pasur votat e nënës time.
Por momentalisht mendoj që ka bërë lojë të pistë. Edhe po të mos ishte Sara, unë do kisha reaguar. Të dyja i kam kritikuar. Nëse vazhdoj të përmendem bashkë me Meritonin, do reagojmë, do luajmë pisët”, tha ai.
Top Channel