I njohur në botën e krimit, kush është Shkëlzen Xhenje që ra sot në prangat e policisë… nën shënjestrën e tij edhe një grua

09/02/2024 11:23

I shumëkërkuari Shkëlzen Xhenje, për dosjen “Metamorfoza”, është arrestuar në Shkodër, nga forcat speciale Renea. Xhenje fshihej në një banesë në fshatin Kuç.

32-vjeçari, konsiderohet si krahu i djathtë i Eljon Hatos, i cili është mik i Ervis Martinajt.

Ai konsiderohet si një person me precedent të theksuar kriminal, përfshirë dosjen “Metamorfoza”. Shkëlzen Xhenje dyshohet se është i përfshirë në atentatin ndaj Ismet Çekores në vitin 2022, i cili u vra pak metra larg banesës së tij në lagjen “Guerrile”, në Shkodër. Ndërkohë 17 ditë pas vrasjes së Ismet Çekorjas u ekzekutua kushëriri i Shkëlzen Xhenjes, 19-vjeçari Erjon Xhenje. Autori i dyshuar i ngjarjes është djali i Ismet Çekorjas, 24-vjeçari Bajram Çekorja, ky i fundit është shpallur në kërkim edhe si autor i dyshuar i atentati të dyshuar ndaj Alban Bruçit të ndodhur në 25 gusht 2022.

Sulmin me armë ndaj Taulant Pepës dhe K. M. në Shkodër në vitin 2021. Në pamjet filmike duket qartë se tre persona dalin nga dy makina të ndryshme si “Audi” dhe një “Benz-Mercedez” të blinduar S600 me targë “AA 540 RF” në pronësi të Arsad Bashli, por përdoret nga I.B. Të tre personat mbajnë armë në duar dhe njëri prej tyre i drejton pistoletën drejt kokës Taulant Pepaj, dhe i hap derën e makinës. Megjithatë Pepaj kthen mjetin dhe largohet. Pas këtij momenti dy nga personat, njëri prej tyre Eljo Hato, hipin në mjetin Audi dhe largohen. Ndërsa pas tyre Shkëlzen Xhenje, hipën në makinën “Benz-Mercedez” S600 të blinduar dhe më pas largohet nga vendngjarja.

32-vjeçari gjithashtu akuzoi se futi sende të jashtëligjshme në burgun e Shënkollit.

Por jo vetëm kaq, Xhenje në vitin 2017 ka tentuar të vrasë edhe një grua, Flutura Muçën, më 18 shkurt. Sapo ishte liruar nga burgu për vendoje tritoli në vitin 2011, në banesën e biznesmenit Bledar Canka, ai ka plagosur me armë Flutura Muçën, si vrasës me pagesë, ndërsa dyshohet se ishte porositur nga kunati i saj.

Top Channel