Një video tërheqëse u bë virale dje në mediat amerikane ku një drer i egër shihej që vraponte i kënaqur, paralelisht me skiatorët në një faqe kodre të mbuluar me dëborë në Wyoming, SHBA.
Rrjeti CBS News tregonte kafshën e egër gjigante që dukej e zbavitur nga dëbora dhe njerëzit që rrëshkisnin në të, aq sa dukej se kërkonte të garonte me ta.
Skiatorët shihet që përpiqen të mbrohen nga një aksident i mundshëm me drerin e egër që vrapon i kënaqur mes tyre, duke i lënë atij lirinë e mundshme për të shijuar pistën
Rezorti malor i Jackson Hole në Wyoming në zonat qendrore të SHBA njihet si një nga pikat më të vjetra të alpinizmit dhe skive në SHBA.
Frekuentuesit e saj njihen për respektin ndaj botës së egër që shoqëron shpesh dashamirësit e sporteve dhe shëtitjeve malore.
Top Channel