Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë
Në pamje dramatike të publikuara sot shiheshin momentet kur një ballon me ajër të nxehtë përfshihet nga flakët kur përplaset me linjat e tensionit të lartë.
Tre njerëz humbën jetën në incidentin e djeshëm pranë fshatit Asureti, në lindje të Gjeorgjisë.
Pamjet tregojnë flakët që shkatërrojnë fillimisht ballonin dhe më pas djegin dhe koshin ku qëndrojnë njerëzit.
Era relativisht e fortë që frynte në zonë krijoi probleme që në fillim me fluturimin e ballonit, i cili lëkundej nga një anë te tjetra dhe nganjëherë prekte tokën e fushës.
Mjeti nuk arrin të fitojë lartësi dhe përplaset me linjat elektrike, pranë fshatit rreth 30 km larg kryeqytetit Tbilisi.
Një pjesë e ballonit bie duke u djegur përtokë, ndërsa pjesa tjetër mbete e varur në telat e tensionit të lartë.
Mediat përmendnin si një prej viktimave kameramani e rrjetit Imedi TV, Misha Bidzinashvili.
Në bord ishin gjithashtu piloti me eksperiencë Revaz Uturgauri, drejtues i federatës gjeorgjiane të aeronautikës, si dhe piloti polak Krzysztof Zapart që raportohet se ka vdekur në incident./Metro.co.uk/
Top Channel