Modelja aristokrate që porositi vrasjen e ish-burrit ‘nuk njihet më’ në foton e policisë (fotot)

08/02/2024 15:47

Një modele e pasur që u përpoq të pajtonte vrasës me pagesë për të eliminuar ish-bashkëshortin e saj, dukej si një tjetër person në fotot e regjistrimit në polici.

Autoritetet kanë publikuar foton e arrestimit të “qejflies” Tatyana Remley, 43 vjeçe, pasi pranoi se ka paguar 2 milionë dollarë për komplotin e vrasjes së ish-bashkëshortit.

Ish-stërvitesja e kuajve nga Oregon u zhvendos së fundmi në një burg në San Diego, Kaliforni, teksa është dënuar në janar me katër vjet burg për tentativën e pajtimit të një vrasësi, i cili ishte një mik i përbashkët i saj dhe i bashkëshortit.

Por ky i fundit kishte ndërruar mendje për detyrën dhe kishte denoncuar gruan në polici.

Pamje të Tatiana para arrestimit e tregojnë atë më flokë të gjata bionde dhe veshje joshëse, teksa modelonte për të brendshme sensuale.

Në kontrast, foto në regjistrimin e burgut të Chowchilla më 17 janar të këtij viti, e tregon atë si një tjetër person, me flokë të palara brune dhe fytyrë të vrarë e të pakujdesur.

Tatiana u arrestua në gusht pasi i tha një polici të infiltruar se dëshironte të eliminonte ish-bashkëshortin e saj.

Fillimisht ajo i kishte kërkuar të bënte vrasjen një miku të ish-bashkeshortit, biznesmenit milioner Mark Remley, në këmbim të 1.6 milionë dollarëve.

Por në vend që të vijonte me planin, miku i përbashkët, i cili kishte punuar më parë për çiftin, i tregoi gjithçka Markut dhe ai shkoi në polici.

Mediat vendase thonin se “miku” kishte pasur gjithashtu një lidhje seksuale me Tatiana.

Tatiana e Mark kishin qenë të martuar për 12 vjet dhe njiheshin për aventura seksuale me çifte të tjera.

Ato kishin gjithashtu disa biznese si një kamp stërvitjeje me kuaj që më pas falimentoi.

Dyshja u ndanë në 2022 dhe Tatiana kërkoi divorcin vitin që shkoi duke pretenduar se Mark e kishte kërcënuar me armë dhe e kishte dhunuar.

Mark i mohon akuzat, teksa 42 vjeçarja e njohur për jetën luksoze dhe sportet me kuaj, ishte tërbuar nga vendimi i gjykatës për reduktimin e të ardhurave nga divorci prandaj i ofroi një miku të përbashkët shumën marramendëse për ta hequr qafe./TheSun/

FOTO GALERI
2/4
Fillimisht ajo i kishte kërkuar të bënte vrasjen një miku të ish-bashkeshortit, biznesmenit milioner Mark Remley, në këmbim të 1.6 milionë dollarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA