Të shtëna me armë zjarri automatik janë raportuar para pak minutash në lagjen “Xhabiej” në Shkodër.

Sipas informacioneve, dyshohet për të plagosur, i identifikuar ai Selami Brahimi, gjendja e të cilit nuk dihet.  Gjatë të shtënave me armë ai ndodhej brenda në automjet.

Autori është arratisur, ndërsa ende nuk dihet nëse është atentat apo konflikt i çastit.

Do të jetë dëshmia e të plagosurit që do të hedhë dritë mbi ngjarjen.

Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka ngritur pika kontrolli për krehjen e zonës.

Top Channel