Korçë/ Hajdutët hynë për t’i vjedhur në shtëpi, dhunojnë keq 81-vjeçarin! Merr plagë të rënda në kokë

08/02/2024 08:21
Foto Ilustruese

Një vjedhje me dhunë ka ndodhur në lagjen nr 15 në Korçë, në një pallat.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e unazës së qyteti, ku autorët u futën në banesë duke dhunuar një të moshuar 80-vjeçar me qëllim grabitjen.

Mësohet se i moshuari është në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi hajdutët e kanë goditur me sende të forta dhe për pasoje ka marrë plagë të rënda në kokë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon hetimet.

Top Channel