Ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, emërime të reja në disa drejtori kufitare dhe komisariate Të shtëna me armë zjarri automatik janë raportuar para pak minutash në lagjen “Xhabiej” në Shkodër.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet për të plagosur, i identifikuar ai Selami Brahimi, gjendja e të cilit nuk dihet.
Gjatë të shtënave me armë ai ndodhej brenda në automjet, sikurse duket nga pamjet, është me xham të thyer në pjesën e pasme.
Autori është arratisur, ndërsa ende nuk dihet nëse është atentat apo konflikt i çastit.
Do të jetë dëshmia e të plagosurit që do të hedhë dritë mbi ngjarjen.
“Rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e shtetasit S. B.,(e cila ka qenë e ndaluar). Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi S. B. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po këqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”-njofton policia.
Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka ngritur pika kontrolli për krehjen e zonës.
Top Channel