Agjencia britanike u kërkonte infermierëve afrikanë mijëra paundë për të punuar me të moshuarit (fotot)

06/02/2024 17:02
Punonjesja emigrante Winnet Mushaninga

Emigrantë nga Zimbabve kishin paguar shuma të mëdha për agjencinë e punonjësve të kujdesit për të punuar në Britani, teksa kostoja e një vize është aktualisht vetëm disa qindra paundë, thuhet në një investigim të abuzimeve nga The Guardian.

Punonjës kujdesi për të moshuarit nga Zimbabve, detyroheshin të paguanin mijëra paundë për agjencinë ‘Gloriavd Health Care’ e cila ishte e lidhur me sistemin shtetëror të shëndetësisë dhe siguronte disa vende pune të kësaj natyre në zonat veriore të Leeds e Bath.

Emigrantët thonë gjithashtu se nuk i jepej sasia e punës së kërkuar dhe rrjedhimisht nuk arrinin të siguronin të ardhura të mjaftueshme për të jetuar, ndërsa strehoheshin në dhoma të tejmbushura dhe kërcënoheshin të denoncoheshin te autoritetet ose të deportoheshin nga vendi, nëse ankoheshin.

Një grua e intervistuar tha se kishte shitur shtëpinë e saj rurale në Afrikën e Jugut për të paguar rreth 6000 paundë të kërkuara nga agjencia e drejtuar nga Gloria Van Dunem, por kur erdhi pa se kishte aq pak punë për të dhe kolegët, sa që duhet të shkonin të kërkonin ushqim në kuzhinat e bamirësisë.

“Ajo m’i mori të gjitha ç’kisha,” thotë gjithashtu 40 vjeçarja Winnet Mushaninga, infermiere e diplomuar në Zimbabve që jetonte pranë Durban. “Trauma dhe vuajtja janë shumë, kemi paguar shumë para, kjo të dhemb pasi na kanë gënjyer”.

Situata të tilla abuzive kanë nisur që kur ministria e brendshme britanike njoftoi jashtë vendit mangësitë për vitin 2022 në sektorin e kujdesit shtëpiak, për të mbushur 165,000 vende boshe.

Të tjera denoncime janë ngritur për abuzim të emigracionit nga agjencitë e punësimit dhe të kujdesit social.

Mushaninga tha për rrjetin Guardian se u rekrutua direkt në Afrikë nga agjencia Gloriavd të cilët i thanë se kosto mbulonte vizën, ‘certifikatën e sponsorizimit’ si dhe dy muaj akomodim për punën e re në Britani.

Provat e mbledhura nga ‘The Guardian’ tregojnë transferimet bankare drejt agjencisë që kalojnë 5,500 paundë.

Por kur mbërriti në Britani në prill Mushaninga thotë se duhet të jetojnë në një dhomë me katër persona të tjerë, me dyshekë në dysheme dhe teksa fitonte vetëm 20 paundë në ditë, duhet të shkonte të kërkonte ushqim në bamirësitë e kishave.

Çmimi maksimal i një vize për në Britani është 551 paundë për këta punonjës, si dhe kërkohet “sponsorizimi” nga një kompani për ta sjellë punonjësin e kërkuar, me një kosto prej 536 paundë.

Shelly Roe, mbesa e një klienti të agjencisë së kujdesit të të moshuarve, tha për The Guardian se “kishte shumë gjëra që nuk shkonin” me punonjësit e dërguar nga agjencia në shtëpinë e gjyshit të saj në Leeds.

“Ata vinin të gjithë në këmbë. Na thonin se kishin patentë drejtimi por nuk drejtonin makinë, vinin me autobus, ishin të sjellshme e të besuara, por të shfrytëzuara”, thotë gruaja.

Një rang abuzimesh janë zbuluar me skemën e punësimit të njoftuar nga ministria e brendshme britanike për punonjësit afrikanë të kujdesit dhe me dokumentin e “sponsorizimit” që ato duhet të raportojnë.

Një tjetër punonjës nga Zimbabve, Benedict Musavengan, 36 vjeç, tha për ‘The Guardian’ se erdhi të punonte për Gloriavd në janar 2023 pasi pagoi £1,700. Edhe ai thotë se i jepeshin vetëm disa orë punë në ditë ndërsa akomodimi ishte katër vetë në një dhomë, në një apartament mbi një fast-food në Beeston, pa ngrohje.

Pa pasur mundësi të provonte deklaratat e tij, ai tha: “Ishte shumë, shumë ftohtë. Nuk kishte kuzhinë dhe as lavatriçe. Ndërsa për ne nuk kishte punë.”

“Mënyra sesi na trajtoi ajo na lëndoi shumë. Na vuri shumë në siklet sepse familja ime priste diçka prej meje, unë kam grua e fëmijë. Unë shpresoja të punoja për disa vjet për të kursyer dhe sjellë diçka në shtëpi për të mbajtur familjen”, shtoi Musavengan. /TheGuardian/

FOTO GALERI
3/3
Punonjesja emigrante Winnet Mushaninga

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA