Deputeti demokrat Ervin Salianji gjatë fjalës së tij në protestën e Rithemelimit deklaroi se Edi Rama i pengoi ata të futeshin brenda në Kuvend sepse nuk kishte çfarë të thoshte.
Ndër të tjera shtoi se Rama duhet të japë dorëheqjen për shkak të krimit dhe korrupsionit.
“Kjo protestë dhe çdo sakrificë e juaja në gjithë këto vite po bëjnë që çdo njeri të na bashkohet edhe me zemrat e tyre të jenë kundër qeverisë së Ramës. E pamë sot se si Rama u detyrua të bllokojë deputetët e opozitës se nuk kishte se çfarë to thonte. A ka gjithë kohës që po themi se Edi Rama po i përdor ato për interesat e tyre personale.
Të nderuar miq ndërkohë që Rama përpiqet të vejë shashka opozitës. A duhet që Edi Rama ky njeri i kulluar mjafton për bashkëpunëtorët që ka zgjedhur por edhe krimi dhe korrupsionin të dorhiqet. Ndërkohë që Edi Rama bllokon me Gardën duke e kthyer Kuvendin si kazermë. Nëse PD-ja me taksa të ulëta i rriste rrogat dhe pensionet, sot rrit taksat Rama”, tha ai
Top Channel