Disa ditë më parë në rrugën “Perlat Rexhepi”, në Tiranë, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasoje është dëmtuar fasada e një zyre noteriale në pronësi të noteres Esmeralda Dautit.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj në një konferencë për shtyp, ka dhënë detaje mbi sulmin me tritol, që preku dhe bizneset ngjitur, në kuadër të operacionit “Porosia”.

Si pasojë ranë në pranga Real Zefi, 33 vjeç, banues në Shkodër; Korrado Katana, 33 vjeç, banues në Durrës; Eno Flamuraj, 36 vjeç, banues në Korçë dhe gjithashtu u shpallën ne kërkim 2 të tjerë.

Në bashkëpunim me njëri tjetrin, më datë 30.01.2024, kanë vendosur sasi lënde plasëse në një zyrë noteriale dhe pas ngjarjes, autorët kanë lëvizur me motomjetin e Eno Flamuraj. Më pas, motomjetin e kanë braktisur në liqenin e Farkës dhe pas kësaj janë larguar me automjetin tip “Audi”, të Korrado Katana.

Sipas policisë, reezulton se këta persona janë autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 05.10.2023, në rrugën “Prokop Mima”, ku në lokalin e shtetases Sh. Gj., është vendosur një sasi lënde eksplozive, kundrejt pagesës. Vazhdon puna hetimore dhe gjurmuese për zbulimin dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të porositësve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA