Jorn Rohde, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, ka reaguar në lidhje me veprimet e qeverisë së Kosovës, për mbylljen e disa komunave paralele të Serbisë në vend.

Në një postim në platformën “X” shprehet se e mbështet deklaratën e Bashkimit Europian ku iu bë thirrje Kosovës “të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes dialogut të lehtësuar nga BE”.

Sipas Rohde veprimet e njëanshme të Kosovës “vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit”.

“Përsëri, unë e mbështes plotësisht këtë deklaratë! Masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit dhe janë pikërisht e kundërta e uljes së tensioneve”, shkroi Rohde.

Top Channel