Single apo në një lidhje? Gjesti zbulon të vërtetën në “Goca dhe Gra”: Femra që të duan për interes ka, por…
Avokati Spartak Ngjela foli në “Top Talk” për një rikthim të mundshëm të tij në politikë, me partinë “Ligj dhe Drejtësi”.
Për sa i përket skemës që pretendon të përdorë, ai preferoi të mos tregojë më shumë detaje.
Juli Xhokaxhi: Ju keni një parti politike “Ligj dhe Drejtësi”. E keni menduar rikthimin fuqishëm me aktivitet të plotë në politikë?
Spartak Ngjela: Do të shohim. Unë e kam vetëm parti të deklaruar, si parti elektorale. Nuk e kam aktive gjatë gjithë kohës. Të shkojmë.
Juli Xhokaxhi: Çfarë të bind dhe nuk të bind për këtë pjesë për shembull? Për këtë që ndodhi.
Spartak Ngjela: Ka shumë gjëra që njeriu nuk mund t’i thotë dot, sepse nuk mund të jetë i bindur për vërtetësinë. Kam një optikë që më thotë se nuk mund t’i pranosh shumë prej tyre. Mund të jem unë i gabuar, më kupton. Kam lirinë time.
Juli Xhokaxhi: Po, por një situatë e amullt siç është kjo në politikën shqiptare mund të shfrytëzohet nga palët e tjera? Nga ju përshembull ose palët e tjera.
Spartak Ngjela: Nuk është se nuk kam një skemë, por të shohim nëse do ta realizojmë ose jo.
Juli Xhokaxhi: Në vitin 2025?
Spartak Ngjela: Po.
Top Channel