Ekspertët në Francë e prezantojnë si talenti më i madh i Evropës, Lara Colturi renditet e treta në kategorinë për Slalomin Gjigand

02/02/2024 14:40

Mesditën e së premtes në botërorin e të rinjve në Port dy Soleil në Francë, Lara Colturi arriti të ngjitet në podium ashtu si edhe një vit më parë duke u renditur në vendin e tretë në kategorinë e femrave për Slalomin Gjigand.

Skuatorja që garon për Shqipërinë është me pritshmëritë më të larta për këtë Botëror, nisur edhe nga paraqitjet e bëra në etapat e Kupës së Botës për të rritura.

Si në lëshimin e parë ashtu edhe në të dytin, e prezantuar si talenti më i madh i Europës nga specialistët francez në këtë garë, Lara Colturi regjistroi kohën e tretë më të shpejtë.

Ditën e shtunë, Colturi do të ketë mundësinë të shprehë talentin në kategorinë e slallomit në një tjetër provincë të Francës, për të mbyllur aktivitetin e të rinjve dhe për t’iu rikthyer Kupës së Botës për të rritura me etapën e Andorrës javën e ardhshme.

Top Channel