Vrasjet e pazbardhura, gazetari i drejtohet ministrit të Brendshëm: Krimi është sofistikuar, policia ka ende metoda të vjetra!

01/02/2024 21:40

Gazetari Eni Ferhati ka kërkuar nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit investimin në teknologji dhe sofisikimin e taktikave, paralelisht me krimin.

I ftuar në Top Story përballë ministrit të Brendshëm, gazetari Ferhati tha se krimi nuk ka të njëjtat metoda të vjetra, por është i sofistikuar, dhe të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe policia, për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjeve.

Në gjykimin si gazetar që jam afër ngjarjeve kriminale, mjafton disa ngjarje që e rrëzon perceptimin që kemi ulje të vrasje. Kemi jo vetëm TCH, kemi vrasjen e banakieres. Z. Ministër ka pasur një tur në disa qarqe dhe ka kërkuar ngjarjen e vjetra, ndërkohë kemi ngjarje të freskëta ku hetimet i kemi në udhëkryq. Sipas informacioneve që kam, mund të jemi në rrugë të mbarë, sa i takon veprimeve të para. P na ndodh një fenomen i çuditshëm, shikojmë tendenca për sofistikim të krimit të organizuar, por qasje të vjetër të policisë. Në shkojmë policinë që ngre disa postblloqet. Nëse do ti referohemi ngjarjes se TCH, automjeti ka lëvizur deri në Kavajë dhe nuk ka pasur asnjë reagim të menjëhershëm të policisë. Duhet parë si mund të investohet në teknologji”-tha gazetari.

“Një ngjarje kriminale e vjetër apo e re, mbetet hesap i hapur me drejtësinë dhe burim i një ngjarje tjetër kriminale, ngjarjet e pazbuluar në Durrës apo në Shkodër, në pjesën e tyre më të madhe janë burim i ngjarjeve të reja, për shkak të hakmarrjes. Ju mund të thoni është lodhje e policisë ose nuk kemi aq punonjës, por për mua është e papranueshme të kemi 1 mijë e 800 vrasje të pazbuluara. Insistoj që përgjegjësia jonë dhe politike, familjarë të të cilëve vuajnë jo vetëm humbjen e të afërme po presin që shtetit të zbulojë autorët, mendojnë që është detyrim për të cilin është përgjegjësi ime si të gjejmë zgjidhje si të rrisim kapacitetet”-tha Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA