Protesta e studentëve të Athinës u përshkallëzua sot në përplasje fizike me policinë, në vijim të lëvizjes kundër planeve të qeverisë konservatore greke për hapjen e universiteteve private në vend.
Sindikatat studentore thotë se kjo do të ulë vlerën e diplomave nga universitetet publike të Greqisë.
Në protestën e sotme studentët e pajisur me maska kundër gazit shiheshin që tentonin të sprapsnin policët me veshje të rënda, duke i goditur më shkopinjte e flamurëve të tyre. Oficerët u kundërpërgjigjën duke përdorur shkopat e gomës dhe gaz lotsjellës.
Ende nuk eshte raportuar per te plagosur.
Qeveri e Kyriakos Mitsotakis, që fitoi mandatin e dytë vitin që shkoi po përgatit ligjin në parlament që lejen hapjen e universiteteve private si degë të universiteteve të huaja.
Teksa njoftonte ligjin në dhjetor Mitsotakis tha se “kërkon të tërheqë studentë të huaj në vend” që kontribuojnë në ekonomi.
Greqia ka 24 universitete publike të akredituara që kanë qenë thuajse falas prej tre dekadash. Vitet e fundit vendi ka nisur një seri reformash të kontestuar në arsim, megjithë refuzimin e studentëve dhe stafit akademik.
Top Channel