Grevat masive kundër reformës së punës pritet të bllokojnë së shpejti Finlandën (fotot)

31/01/2024 17:50

Sindikatat thonë se planet e qeverisë për reforma të punës dhe reduktim të ndihmës sociale do të shtojnë pabarazinë dhe shtojnë varfërinë.

Kopshtet, dyqanet, transporti publik dhe kontrolli ajror pritet të ndalojë totalisht kësaj jave në  Finlandë teksa mijëra punonjës do t’i bashkohen grevës së përgjithshme.

Lëvizja e nisur sot do të vazhdojë të enjten e të premten, para të tjera grevave të parashikuara javës që vjen nëse qeveria nuk tërhiqet nga ndryshimet e propozuara në tregun e punës dhe në ndihmën sociale.

Deri në 300,000 punonjës pritet t’i bashkohen tre ditëve të grevës, e cila është planifikuar në fabrika, shërbimet postare, kopshte, hotele e restorante, duke shkaktuar bllokime të konsiderueshme në të gjithë vendin.

Të premten pritet të ndalojnë trena, tramvaje dhe linjat e metrosë nëntokësore, ndërsa do të ketë ndikim dhe të autobusët, shkruan e përditshmja TheGuardian.

Linjat ajrore vendase Finnair thanë se do të anullojnë rreth 550 fluturime dhe do të reduktojnë trafikun në aeroportin e Helsinki.

Zhvillimi vjen pas propozimeve të qeverisë së qendrës së djathtë të Finlandës, të drejtuar nga kryeministri Petteri Orpo, për kufizimin e të drejtave të punëtorëve, të të drejtave të grevës dhe të aktivitetit të sindikatave. Qeveria ka propozuar gjithashtu reduktim të mbështetjes sociale.

Tre sindikatat kryesore në vend organizuan grevat duke i bërë thirrje qeverisë të anullojë ndryshimet dhe shkurtimet, për të cilat ata thonë se shtojnë pabarazinë mes njerëzve në vend.

Jarkko Eloranta, drejtues i sindikatës SAK, tha: “Shkurtimet në punësim po japin efektet e tyre ndërsa qeveria planifikon të tjera masa si ato. Më pak siguri në vendin e punës, heqje e pagesave për sëmundje dhe kufizime të së drejtës së grevës. Ky sulm ndaj të drejtave të punonjësve do të rrisë pabarazinë sociale në Finlandë.”

Drejtuesi sindikatës STTK, Antti Palola, shtoi: “Reforma e qeverisë për kushtet e punës nuk mbështetet në pasoja të verifikuara në punësim apo në ekonominë kombëtare. Është e pabesueshme që qeveria nuk i jep rëndësi vlerësimeve të pasojave të këtyre reformave”.

Greva vjen mes një atmosfere të tensionuar politike dhe raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale që zhvillohen më 11 shkurt.

Alexander Stubb, i partisë Koalicioni Kombëtar, dhe Pekka Haavisto, e të Gjelbërve, do të përballen pas kualifikimit në raundin e parë.

FOTO GALERI
2/4
Greva vjen mes një atmosfere të tensionuar politike dhe raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale që zhvillohen më 11 shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA