Burri më i pasur i Rusisë apelon mbajtjen në Angli të divorcit milioner me ish-gruan (fotot)

31/01/2024 16:20

Vladimir Potanin, i cili konsiderohet si njeriu më i pasur në Rusi ka apeluar kundër pretendimeve të ish-gruas së tij për 5 miliardë paundë, në atë që do të ishte divorci më i kushtueshëm në Angli, shkruajnë mediat atje.

Vladimir Potanin, i cili llogaritet se zotëron 20 miliardë dollarë kërkon të kthejë vendimin e gjykatës së apelit do i lejonte Natalia Potanina të sillte në Angli padinë e saj disa miliardëshe.

Kreu i grupit Norilsk Nickel, prodhuesi më i madh i paladiumit dhe nikelit duhet të ndajë pasurinë me ish-gruan por avokatët e tij kërkojnë të shmangin me çdo kusht gjyqin në Londër duke thënë se përballen me “zgjatje ligjore” dhe se “dihet se gjykatat atje janë shumë bujare me gratë”.

Avokatët e Potanina insistojnë se ajo “e meriton pjesën e saj” të pasurisë pas shumë vitesh martese.

Avokatët e burrit kanë vlerësuar një masë të mëhershme në favor të tyre duke thënë se  kërkojnë të ndalojnë atë që njihet si “turizëm divorci”, ku një prej bashkëshortëve e çon padinë në gjykatën ose vendin e tyre të preferuar për nga jurisdiksioni.

“Këta turistë divorcesh pretendojnë se kanë çështje dhe fakte të forta të forta që tentojnë t’i sjellin në një jurisdiksion të caktuar,” tha avokatja e Potanin, Fiona Shackleton në Londër.

Gjykatësit pranuan kërkesën e saj dhe dërguan çështjen përsëri në Apel për zgjidhjen e çështjeve dytësore të padisë. “Në rastin e palëve të huaja me lidhje me vendin tonë nuk preferohet që të gjykohen këtu nëse janë debatuar ligjërisht më parë në një gjykatë të huaj”, tha gjykatësi.

“Por për vendime të tilla duhet pritur nëse çështjet nisin nga vendimet që janë të apeluara”.

Zoti Potanin e zonja Potanina të dy në të 60-at e tyre, janë martuar në Rusi në vitin 1983, ku kaluan jetën e tyre të martuar dhe kanë tre fëmijë të rritur. Biznesmeni thotë se ata janë ndarë që prej vitit 2007, dhe gjykata ruse u dha divorcin në 2014. Ndërsa Potanina, insiston se ata ajnë ndarë në vitin 2013 kur martesa e tyre “përfundoi papritur”.

FOTO GALERI
2/3
Ai eshte kreu i grupit Norilsk Nickel, prodhuesi më i madh i paladiumit dhe nikelit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA