Zemërim në Egjipt për rinovimin ‘absurd’ që vesh një nga piramidat e Gizës me pllaka graniti (fotot)

29/01/2024 16:00

Një rinovim në Egjipt që kërkon të veshë një nga piramidat me gurë graniti ka shkaktuar zemërim të aktivistët ndërsa është quajtur nga ekspertët si “të drejtosh kullën e Pizës”.

Punimet në piramidën Menkaure në Giza siç tregohet në një video kanë sjellë kritika e protesta, ku një nga ekspertët vendas dënonte ‘absurditetin e tyre’.

Ndërsa Mostafa Waziri, kreu i antikiteteve të Egjiptit e quante “projekti i shekullit”.

Teksa punonjësit vendosnin gurët e rinj gri pranë atyre të vjetër në ngjyrë floriri, Waziri informonte shikuesit për procesin, por shumë prej tyre reagonin me tallje.

“Po projektin e drejtimit të kullës së Pizës e ke planifikuar?” pyeste një prej tyre.

“Në vend të këtyre pllakave përse nuk i vishni më mirë me letër muri?” tha një tjetër me ironi.

Egjiptologia Monica Hanna e quante projektin të pamundur: “Vetëm një shtresë pllakash i mungonin piramidës së Menkaure! Kur do t’i ndalojmë këto absurditete që po bëjnë me trashëgiminë e Egjiptit? Të gjitha parimet e rinovimeve ndalojnë këto ndërhyrje”, shtoi ajo duke kërkuar mobilizim të të gjithë arkeologëve.

Zyrtarët thonë se “kur piramidat janë ndërtuar fillimisht kanë qenë të veshura me shtresë graniti, e cial është zhdukur me kalimin e kohës”, por shumë dashamirës hidhnin dyshime mbi pretendimet dhe qëllimet e ndërhyrjes.

Punimet pritet të zgjasin tre vjet dhe po kryhen nga një mision egjiptiano-japonez, sipas zyrtarëve.

Ruajtja e trashëgimisë në Egjipt është një debat i nxehtë prej kohesh pas disa ndërhyrjeve të padëshiruara e të pashpjeguara të qeverisë.

Shkatërrimi kohët e fundit të një zone historike në Kairo solli protesta të gjera nga shoqëria civile, teksa aktivistët po përpiqen të ndalojnë içka të ngjashme dhe te xhamia e shekullit të 15-të Abu al-Abbas al-Mursi në qytetin bregdetar Alexandria, i dyti më i madh në vend.

Zyrtarët kërkojnë të lyejnë në të bardhë tavanet e mrekullueshme ornamentale të xhamisë më të madhe e të vjetër të qytetit, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
2/5
Ndërsa Mostafa Waziri, kreu i antikiteteve të Egjiptit e quante “projekti i shekullit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA