BE përpiqet të ‘sabotojë ekonominë e Hungarisë’ teksa Orban ndalon paketën e ndihmave për Ukrainën

29/01/2024 17:51

Brukseli thotë se është i tërbuar me “politikën e shantazhit” të Budapest prandaj ka ndaluar paketën financiare të mbështetjes prej 50 miliardë euro.

Tashmë zyrtarët evropianë thonë se kanë hartuar një plan për ‘të sabotuar’ ekonominë e   Hungarisë nëse Viktor Orbán bllokon paketën e kësaj jave €50 miliardë për luftën në Ukrainë.

Plani i raportuar nga rrjeti Financial Times, reflekton zemërimin e BE me kryeministrin e një prej shteteve më pro-rus në BE.

Sipas Financial Times strategjia përfshin goditje të ekonomisë së Hungarisë me dobësim të monedhës së saj dhe presion për reduktim të besimit të investitorëve.

Orbán bllokoi paketën e ndihmës €50 miliardë për Ukrainën në dhjetor, duke detyruar liderët të mblidhen përsëri për të diskutuar çështjen, shkruan The Guardian.

Sot burime të kryeqyteteve të BE thanë se shpresonin për një marrëveshje me Orbán ndërsa e quanin daljen e informacioni si një lëvizje të rrezikshme politike që mund të jetë pasoja.

Sot forinta hungareze raportohej se kishte rënë në vlerë me 0.7%.

Ekonomia e Hungarisë është shumë e varur te tregu i vetëm evropian pasi të gjitha eksportet e saj shkojnë në vendet fqinje.

BE kërkon ta detyrojë Hungarinë të linjëzohet me politikat e saj pas kontradiktave për rendin ligjor, demokracinë dhe të drejtat LGBTQ, ku gjithashtu ka kontradikta mes dy paleve.

Një burim evropian tha për rrjetin: “Hungaria nuk është treguar fleksibël  dhe zhgënjimi i vendeve anëtare po shtohet”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA