Rreth 150 traktorë fermerësh grevistë avanconin sot drejt Paris në autostradë, në vijim të bllokimit të rrugëve drejt kryeqytetit, teksa fermerët shtojnë presionin ndaj qeverisë për të plotësuar kërkesat e tyre.
Protestat e fermerëve kanë përfshirë të gjithë Francën që kur qeveria ka njoftuar reduktimin e mbështetjes ndaj bujqësisë dhe masave të tjera për kufizmin e prodhimit të saj.
Megjithë disa fjalë inkurajimi dje nga kryeministri Attal fermerët kishin bërë të qartë se kërkojnë masa konkrete dhe se koha e negocjatave ka marrë fund.
Deri sot pasdite traktorët e grevës dukej se kishin arritur të bllokonin tetë rrugë kryesore drejt Parisit, sipas sistemit monitorues vendas Sytadin.
Një nga pankartat në protestë shkruante: “Nuk do të vdesim në heshtje.”
“Duam përgjigje,” tha fermerja Karine Duc, nga rajoni jugperëndimor Lot-et-Garonne që ishte bashkuar me karvanin e traktorëve drejt Paris.
“Kjo është beteja finale për fermerët, për të cilët është çështje mbijetese”, shtoi ajo për rrjetin AFP.
Top Channel