Ukrainasi i kërkon gruas ta filmojë kur hidhet në ujin e lumit të ngrirë, por nuk del më kurrë në sipërfaqe (fotot)

27/01/2024 17:10

Një burrë 38-vjeçar i njohur vetëm si Alexander, i kishte kërkuar gruas së tij ta filmonte teksa futej në ujin e lumit të ngrirë Chortomlyk në rajonin qendror Dnipropetrovsk të Ukrainës, por shfaqja përfundoi në tragjedi.

Burri që hyri në ujin dimëror para gruas së tij të shtangur nuk llogariti pasojat e rrymave të ftohta poshtë akullit dhe humbi jetën.

Ai nuk arriti të dilte më kurrë në sipërfaqe në tragjedinë e 5 shkurtit 2022 teksa besohet se rrymat e poshtëme e kanë marrë atë duke e zhdukur në thellësi.

Në një video tronditëse të aksidentit Alexander dëgjohet që flet me gruan e tij para se të bënte zhytjen në temperatura rreth -5 gradë.

“Nuk ke frikë Alexander?”, pyet gruaja para se të marrë përgjigjen e tij mohuese. Alexander heq bluzën shtrëngon muskujt dhe bën me dorë shenjën e kryqit.

Gruaja e të ndjerit thotë më tej: “Oh Zot, si nuk ke ftohtë, shpresoj të mos sëmuresh”, por burri nis të fusë këmbët në ujë dhe më pas trupin, para se të zhduket papritur, i marrë nga rrymat e poshtme.

Gruaja nis të bërtasë me terror: “Oh Zot, ku është ai? Ku shkoi ai?”

Ajo kërkon ndihmë nga të tjerë të pranishëm: “Nuk di çfarë të bëj, kë të thërras?” Një tjetër burrë shihe që nis të presë një vrimë në akull me sharrë elektrike por tashmë është tepër vonë.

Alexander u mbyt duke u zhdukur poshtë akullit, thonin mediat vendase, shkruan The Mirror.

Trupi i tij ishte gjetur vetëm një ditë më vonë rreth 40 metra larg bregut. Një prej grupeve të shpëtimit tha për ngjarjen: “Trupi i të ndjerit, i lindur në 1983, u nxorr në breg dhe iu dorëzua policisë”.

Ka pasur disa raste të tilla tragjike me rryma të papritura poshtë akullit që marrin notuesit e dimrit, siç ishte së fundmi ai i avokates ruse Anna Uskova, 40 vjeçarja që u filmua në 2022 teksa bënte banjën e epifanisë së Krishtit në vrimën e akullit, por tragjikisht u zhduk nga rrymat para familjes së saj të tmerruar.

FOTO GALERI
3/5
Por ai zhduket papritur, i marrë nga rrymat e poshtme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA