Live/ “Rama në burg, Berisha në burg”, dita e 13-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit pas tensioneve me mbështetësit e PS-së
Jurgen Klopp nuk do të jetë më trajneri i Liverpool, pas përfundimit të këtij sezoni.
Për të bërë publik këtë vendim të bujshëm ka qenë vetë klubi i kuq me anë të një njoftimi për mediat:
“Jurgen ka njoftuar vendimin e tij për t’u larguar nga Liverpool në përfundim të këtij sezoni, me këtë vendim janë njohur edhe pronarët e klubit”, lexohet në njoftim. Jo vetëm Klopp, së bashku me atë do të largohet nga Liverpool edhe stafi i tij, asistentët etj: “Unë i thashë klubit tashmë në nëntor se do të largohem në fund të sezonit. Po më mbarojnë energjitë, kjo është e vërteta. Më pëlqen absolutisht gjithçka për këtë klub dhe Liverpool, por e di që nuk mund ta bëj këtë punë përsëri dhe përsëri dhe përsëri dhe përsëri.”
Top Channel