‘Profeti’ sulmohet për vdekje nga krokodilët teksa kryente pagëzimin me ujin e lumit (fotot)

25/01/2024 15:59

Një burrë që pretendonte se ishte profet është mbytur teksa u sulmua barbarisht nga krokodilët kur po pagëzohej në bregun e një lumi në Afrikën e Jugut.

Trupi i viktimës u gjet më pas i rrethuar nga krokodilët në lumin Olifants dje në qytetin verior të Limpopo.

48-vjeçari ishte mbytur gjatë ceremonisë që po kryente me dy persona të tjerë, shkruanin mediat lokale.

Ato shtonin se teksa kishin nisur lutjet pranë bregut të lumit, ‘një nga profetët u ndje keq dhe humbi ndjenjat duke rene në lumin e mbushur me krokodilë’, tha zëdhënësi i policisë Malesela Ledwaba.

“Ne dyshojmë se është sulmuar nga krokodilët gjatë ceremonisë së pagëzimit”, shtoi zyrtari duke thënë se dy të tjerët kishin shpëtuar nga krokodilët dhe më pas tentuan të ndihmojnë kolegun e tyre, por pa mundur ta gjenin pasi zvarranikët e kishin tërhequr në ujë.

Zyrtarët nxisnin vendasit të shmangin ujërat me krokodilë si për të bërë banjë ashtu dhe për ceremoni apo aktivitete shpirtërore.

Krokodili i Nilit është një nga gjashtë specie krokodilësh në Afrikën e Jugut.

Zvarranikët raportohen shpesh për vrasje të kafshëve të blegtorisë në vend, dhe më rrallë për sulme ndaj njerëzve.

FOTO GALERI
2/3
'Një nga profetët u ndje keq dhe humbi ndjenjat duke rene në lumin e mbushur me krokodilë’, tha zëdhënësi i policisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA