Çisterna e gazit shpërthen mes tregut me njerëz, vret të paktën gjashtë njerëz në Ulanbatar (fotot)

24/01/2024 16:04

Të paktën gjashtë njerëz kanë humbur jetën nga ajo që përshkruhej si një “tsunami zjarri” kur një kamion gazi të lëngshëm shpërtheu papritur në kryeqytetin e Mongolisë.

Një aksident horror raportohet se ishte shkaku i përplasjes dhe shpërthimit, pranë një tregu me njerëz Ulaanbaatar, shkruan e përditshmja TheSun.

Pamja dramatike të çisternës të përfshirë nga flakët publikoheshin në mediat lokale, ndërsa njerëz shiheshin që largoheshin me shpejtësi dhe makinat ndryshonin drejtim për t’i shpëtuar zjarrit masiv.

Raoprtimet thonin se të tjera shpërthime u shkaktuan në afërsi të vendngjarjes, teksa zjarrfikës të shumtë u përfshinë në përpjekjet e shuarjes së flakëve.

Zëdhënësi i emergjencave G. Ariunbuyan tha: “Gjashtë njerëz u vranë, 14 të tjerë u plagosën, mes të cilëve 3 fëmijë e 11 të rritur”.

Zyrtarët shtonin se tre nga viktimat ishin punonjës të zjarrfikësve të  Bayazurkh, teksa ofronin ngushëllime për familjarët e të prekurve.

Shpërthimi monstruoz besohet se u shkaktua nga një aksident në rreth-rrotullimin e kryeqytetit, por shkaqet e sakta janë ende nën hetim nga autoritetet.

Ariunbuyan shtonte: “Bazuar në hetimet paraprake, shpërthimi ndodhi pas përplasjes së një kamioni me gaz natyror me një makinë pasagjerësh”

Fiona Blyth, ambasadore britanike në Mongoli tha për TheSun: “Ambasada britanike ofron ngushëllime për oficerët që humbën jetën në aksidentin tragjik në rreth rrotullimin e Dunjingarav. Mendimet tona janë me familjarët e të prekurve”.

FOTO GALERI
1/6
Një aksident horror raportohet se ishte shkaku i përplasjes dhe shpërthimit, pranë një tregu me njerëz Ulaanbaatar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA