Një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit të trefishtë në Kroaci.

Një autobus pasagjerësh që udhëtonte nga Kosova drejt Gjermanisë, një kamionë dhe një automjet janë përplasur me njëra-tjetrën mes Orashacit dhe Trstenit.

Sipas mediave vendase një person nga Dubrovniku që ndodhej në makinë humbi jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Ndërkohë, kompania “Deva Tours”, në një deklaratë të publikuar në media dhe rrjete sociale, sqaron se pasagjerët dhe stafi autobusit shpëtuan pa lëndime.

Aktualisht, është pezulluar qarkullimi i mjeteve në rrugën ku ndodhi aksidenti, ndërkohë që pritet hetim për zbardhjet e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Top Channel