Fermerët bllokojnë autostradat në Francë, një e vdekur, dy të plagosur në aksidentin e protestës (video)

23/01/2024 17:20

Fermerët francezë kishin bllokuar sot rrugët me traktorë e kamionë duke vijuar protestat e javës që shkoi kundër politikave kufizuese të prodhimit nga qeveria, shkruajnë mediat lokale.

Punonjës të bujqësisë kanë hedhur gurë, baltë e pirgje kashte në hyrjet e autostradave në jugperëndim të vendit në Perpignan dhe pranë impjantit bërthamor të Golfek pranë qytetit të Tulouse.

Ata kërkojnë uljen e taksave për karburantin e traktorëve të tyre, ndalimin e importeve të lira ushqimore pa cilësi, ndalimin e presionit për çmimet nga blerësit e prodhimit, kufizimin e furnizimit të bujqësisë me ujë dhe burokracinë e ekzagjeruar të sektorit si në nivel kombëtar dhe të BE.

Veprimi fermerëve francezë vjen pas atij të fermerëve në Gjermani, Rumani, Holandë e Poloni që kanë dënuar rregullat e BE për shkurtim të subvencioneve dhe kufizim ‘ekologjik të prodhimit.

“Ne nuk do të heqim bllokadën derisa kryeministri të bëjë njoftime konkrete, koha e bisedave ka mbaruar”, tha për mediat fermeri protestues Arnaud Gaillot.


Tragjikisht një nënë ka humbur jetën dhe bashkëshorti dhe e bija e saj u plagosën kur një makinë goditi bllokimin e fermerëve mëngjesin e të martës në Ariège në jugperëndim të vendit.

Dëshmitarët thanë se makina u përplas me shpejtësi me pirgje kashte të lëna nga fermerët. Gruaja kishte vdekur në vend kurse bija e saj raportohet se është në gjendje të rëndë.

Viktimat ishin pjesë e protestës dhe përshkruhen si anëtarë të sindikatës FNSEA. Ata besohet se po qëndronin prapa kashtës kur u godit nga makina.

Tre individë që ishin në automjet u arrestuan. Te tjera demonstrata priten gjate javës.

FOTO GALERI
2/3
Viktimat ishin pjesë e protestës dhe përshkruhen si anëtarë të sindikatës FNSEA. Ata besohet se po qëndronin prapa kashtës kur u godit nga makina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA