Nganjëherë duket se sado që i mbajnë celularët në karikim, ata nuk marrin forcë të mjaftueshme baterie.
Shumë njerëz detyrohen të lëvizin bashkë me karikuesit për të ndaluar që celulari tyre të fiket taksa janë duke kryer punët e tyre.
Përdoruesit e iPhone duket se e kanë më shumë këtë problem teksa raportohet se mund të ketë një fajtor të fshehur për shkarkimin e baterisë.
Ai që njihet nga rrjetet e teknologjisë së ‘opsioni vampir’ që thith energjinë e aparatit tuaj Apple mund të jetë një mjet për ruajtjen e lidhjes internet, i quajtur ‘Wi-Fi Assist’.
Megjithse kjo supozohet të forcojë sinjalin tuaj, duket se është më shumë një pengesë sesa ndihmë.
Wi-Fi Assist supozohet të mbushë hapësirën kur lidhja e internetit bëhet e ngadaltë, në mënyrë që përdoruesi të mos ketë ndërprerje në lidhjen e tij.
Faqja zyrtare e Apple shkruan: “Për shembull nëse je duke përdorur Safari me një lidhje të dobët Wi-Fi, opsioni Wi-Fi Assist aktivizon shkarkimin automatik të faqeve”, shkruan rrjeti LadBible.
Por megjithëse opsioni është i dobishëm, kjo ndikon shumë në jetëgjatësinë e baterisë tuaj.
Por ka gjithashtu dhe lajme të mira pasi ju mund të fikni Wi-Fi Assist dhe të zgjasni jetën e baterisë tuaj.
Përveç kësaj Wi-Fi Assist mund të kopjojë dhe të dhënat tuaja personale kur ju mendoni se jeni të sigurtë në një rrjet Wi-Fi, çka gjithashtu shpenzon baterinë pa e kuptuar.
Për këtë ekspertët sugjerojnë të shkonin në parametrat kryesore ‘Settings’ në iPhone, dhe nga aty kaloni në ‘Mobile Data’. Duhet të zhvendoseni poshtë faqes dhe do të gjeni opsionin ‘Wi-Fi Assist’ të cilin nëse dëshironi mund ta fikni.
Kjo mund të shkaktojë ndërprerje në lidhjet tuaja Wi-Fi por do të bëjë baterinë tuaj të zgjasë shumë më tepër.
‘Sa të rrosh do të mësosh’, sugjerojnë me shaka ekspertët.
Top Channel