NYT: Raketat koreano-veriore për Rusinë, shqetësimi i ri në fushëbetejën e Ukrainës

22/01/2024 21:12

Teksa lufta brutale e Ukrainës po mbush dy vjet, rusët po përdorin armatime koreano-veriore duke shtuar problemet për Ukrainën e cila pret sisteme të reja mbrojtjeje ajrore nga SHBA, shkruan e përditshmja amerikane New York Times.

Armatimet e reja konsiderohen si një shqetësim për zyrtarët amerikanë e evropianë që thonë se mund të rezultojnë të rëndësishme në fushëbetejën që bëhet gjithnjë e më e vështirë për Ukrainën.

Shumica e artilerisë së Koresë së Veriut është e re, por ka dhe predha të prodhuara dekada më parë. Kombet evropiane kanë premtuar rifurnizime për Ukrainën dhe sipas raportimeve kanë akumuluar rreth 300,000 predha artilerie.

Në Korenë e Jugut zyrtarët thonë se lufta në Ukrainë po i jep Veriut një terren të ri testimi për arsenalin e saj raketor, që sipas tyre ishte dizenjuar për një konflikt të mundshëm me Korenë e Jugut, apo SHBA, apo sesi ato mund të rezultojnë kundër sistemeve të mbrojtjes ajrore të Perëndimit.

Aktualisht shumica e raketa të lëshuara drejt Ukrainës janë të prodhuara në Rusi, por nëse Korea e Veriut përshkallëzon furnizimin e saj Ukraina detyrohet të shpenzojë raketat e mbrojtjes ajrore, teksa pret miratim nga kongresi SHBA për të tjera armatime.

Anëtarët e NATOs shqetësohen se dërgesat e reja të armëve për Rusinë në një kohë që Ukrainë nuk ia ka të sigurta furnizimet, shkruan NYT.

Rusia ka marrë deri tani disa dërgesa predhash koreane deri tani, dhe pret të marrë të tjera. Prandaj duket se Vladimir V. Putin ka thënë se së shpejti do të vizitojë Korenë e Veriut.

Megjithëse raportohet se Peniani ka pranuar të dërgojë më shumë armatime të tilla për Rusinë, cilësia e tyre raportohet e dobët dhe disa kanë shpërthyer brenda topave të tyre.

Por gjithsesi sasia është një faktor më vete në luftë teksa sipas raportimeve në verë Ukraina qëllonte rreth 7,000 goditje artilerie në ditë duke dëmtuar furnizimet e municioneve të Rusisë, në një kohë që ata qëllonin rreth 5,000 në ditë, sipas analistëve perëndimorë. Tani Ukraina qëllon rreth 2,000 goditje në ditë kurse Rusia rreth 10,000 sipas analistëve të NYT.

SHBA ka sjellë sisteme mbrojtëse raketore në Ukrainë dhe municion, si sistemet Patriot që kanë ndaluar sulmet ruse, por të tjera nevojiten sipas zyrtarëve, dhe Kongresi nuk ka dhënë ende aprovimin.

“Ukrainasit po vazhdojnë të sulmohen,” tha John F. Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, duke shtuar se nuk është e qartë marrëdhënia mes Moskës e Penianit.

Rusia duket se ka pranuar te dergoje teknologji të tjera në këmbim të municioneve teksa nuk besohet se këmbimi do të bëhet në fushën ushtarake. /NewYorkTimes/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA