Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë
Një grua në SHBA që fitoi në bixhoz çmimin rekord prej 43 milionë dollarë, mbeti disi e zhgënjyer kur kazinoja i ofroi vetëm një darkë bifteku në vend të parave.
Katrina Bookman fitoi “xhekpotin” në kazinonë Resorts World Casino në New York City – por fitorja e saj u bë shpejt e hidhur.
Bookman vendosi të luante në automatet me monedha, dhe në një moment thotë se ‘u mpi’ nga ajo që pa.
Në ekran makineria i tregonte se kishte fituar shumën më të madhe ndonjëherë në këtë lojë, dhe gruaja nisi të bënte foto në momentin emocionues, duke besuar se jeta e saj do të ndryshonte përgjithmonë.
Por aspirantja për milionere nuk arriti të gëzohej shumë me fitoren e saj.
Kur u kthye një ditë më vonë për të pretenduar paratë, një punonjës i tha se “nuk kishte fituar asgjë”.
E tronditur nga deklarata, lojtarja fituese kuptoi nga stafi se makineria e lojës kishte pësuar një avari dhe se shuma që ajo kishte fituar ishte në fakt vetëm 2.25 dollarë.
Komisioni i lojrave të fatit të New York tha më vonë se “kazinoja detyrohej të paguante vetëm shumën që gruaja kishte fituar në të vërtetë”.
Kazonoja pretendonte se në momentin e ‘xhekpotit’ makineria kishte nxjerrë një njoftim ku thuhej “keqfunksionim, anulohen të gjitha lojrat”.
Prandaj kazinoja i ofroi Bookman vetëm një darkë ngushëllimi falas.
Por gruaja nuk kishte parë asnjë njoftim keqfunksionimi dhe nuk mund të ngushëllohej me darkën e ofruar, teksa ëndrra e milionave të saj ishte fshirë brenda disa sekondash.
Por zyrtarët nuk donin t’ia dinin.
Një zëdhënës i rezortit tha për mediat: “kur u njoftuan për situatën stafi kazinosë përcaktuan se njoftimi dhënë në ekran ishte qartazi një keqfunksionim, kjo u konfirmua dhe nga komisioni shtetëror i lojrave të fatit”.
Por pak kohë pas ngjarjes shokuese Bookman pajtoi një avokat duke pretenduar se pretendimet e kazinosë ishin qesharake.
Avokati i saj Alan Ripka argumentonte se klientja kishte të drejtë për të gjithë shumën e shfaqur në makinën ku po luante.
Bookman e cila është rritur thuajse jetime, ka katër fëmijë dhe ka qenë e pastrehë kur ishte adoleshente, besonte se jeta e saj do të ndryshonte kur fitoi paratë në makinën e bixhozit.
Ajo tha për rrjetin lokal WABC: “Unë mendoja për familjen time, vështirësive që kam kaluar, mendoja se do të kalonte gjithçka”.
Ajo shton se incidenti e ka lënë të tronditur, me ankth e të turpëruar.
Zytarët thanë se çmimi maksimal që mund të japë makina ku po luante lojtarja është $6,500, dhe se ajo që ndodhi është një keqfunksionim.
Kazinoja nuk ofronte shpjegim se përse makineria kishte keqfunksionuar por padia ligjore u zgjidh privatisht jashtë gjykatës me pretenduesen. /TheSun/
Top Channel