Numërimi i votave në Kosovë, ja cilët janë kandidatët më të votuar në partitë kryesore Një person është lënduar pas shkëputjes së çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës
Ende nuk dihet sesi ka ndodhur ngjarja, ndërsa e lënduara është dërguar në spital.
“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën “Nora e Hotit” në Prishtinë, një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, njofton policia e Kosovës.
Top Channel