Nusja bionde Gundula B., 40 vjeçe, duhej të dërgohej në spital nga tronditja kur sapo dhanë betimet në dasmën e tyre, dhëndri u mor nga zyrtarët e sigurisë teksa qytetarit me kombësi kurde i ishte refuzuar aplikimi për azil politik.
Policia në Austri është vënë nën kritika të ashpra për sjelljen arrogante duke arrestuar kurdin në mesin e dasmës së tij që më pas ta deportonin.
Ngjarja shokuese ndodhi gjatë ceremonisë në kështjellën Vosendorf në periferi të Vienës, ku nusja e përlotur kishte pasur nevojë për trajtim mjekësor.
Por mediat lokale thonin se ceremonia e martesës ishte një inskenim pikërisht që Hamza të merrte statusin e rezidentit në Austri, pasi 10 ditë më parë kishte marrë refuzimin e aplikimit të azilit.
Gundula, akademike e lindur në Gjermani, ka jetuar në Vienë prej 17 vjetësh dhe tani bashkë avokatin Gregor Klemm, kërkojnë të lirojnë të fejuarin e saj me pretendimet se sjellja e oficerëve të emigracionit ishte e ekzagjeruar.
Avokati Klemm tha: “Kjo praktikë mund të kryhej 20 vjet më parë por është shpallur e paligjshme nga gjykatat dhe është ndaluar. Nusja u shokua aq sa duhej të dërgohej në spital”.
Gruaja raportohet se kishte thënë pas ngjarjes shokuese: “Unë kam të drejtë të martohem. Dasma kishte filluar ndërsa ata erdhën kur ne po bënim betimin me këngën tonë të preferuar”.
Policia kishte ardhur në momentin kur çifti po jepnin premtimet me këngën “Perfect” nga Ed Sheeran, sipas mediave vendase. Gundula shtoi: “Madje një nga oficerët po qeshte.”
Ndërsa Hamza jeton në Austri prej vitit 2022 dhe 10 ditë para dasmës kishte marrë refuzimin e azilit. Gundula shtonte e përlotur: “Ai eshtë aq i mirë e aq i ndjeshëm, kjo është e tmerrshme”.
Dyshja shoqërohen prej dy vitesh dhe janë njohur në barin në pronësi të xhaxhait të dhëndrit. Autoritetet nuk janë shprehur për çështjen ndërsa mediat thonë se Hamza do të dëbohet nga vendi brenda disa ditësh.
Top Channel