Kanadezi që tha se zjarret masive të verës ishin një komplot i qeverisë, pranon akuzat e zjarrvënies

17/01/2024 17:22

Vendi u përfshi nga zjarre shkatërrimtare rekord gjatë verës, teksa raportohet se Brian Paré ka pranuar se ka ndezur të paktën dhjetë zjarre

Një burrë kanadez që deklaronte se zjarret shkatërrimtare në Kanada janë ndezur nga vetë autoritetet, ka pranuar së fundmi se ka ndezur 12 zjarre gjatë sezonit të ferrit, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Paré ka pranuar akuzat në gjykatën qendrore të Quebec, për aktin që shpenzoi burime të shumta zjarrfikëse në provincë gjatë verës.

Zyrtarët vendas thonë se rreth 4 milionë hektarë pyje janë shkatërruar nga zjarret e përbindshme.

38-vjeçari Paré ishte bërë i dyshuar kur ishte parë në një vendndodhje të zjarreve dhe kishte treguar “interes për çështjen e zjarreve” pas një interviste në polici, tha prokurorja Marie-Philippe Charron.

Ndërsa në postimet në rrjetet sociale ai shpërndante përmbajtje ku sugjerohej se sezoni i shkatërrimit nga zjarret ishte rezultat i ndërhyrjes së qeverisë dhe jo i ndryshimeve klimatike.

Megjithë shumë teori konspiracioni mbi shkaqet e zjarreve në verë janë përfolur, të mbrojtura dhe nga kryeministrja e Albertas, Danielle Smith, zjarrfikësit thonë se zjarret janë shkaktuar nga rrufetë.

Ende rreth 100 vatra zjarri po digjen në rajonin lindor të British Columbia prej motit të ngrohtë dhe kushteve të pazakonta.

“Nuk është se janë jashtë kontrolli ose duke u zhvendosur, por sesa thellë këto zjarre kanë djegur dhe përmasat e tyre”, tha Forrest Tower, zëdhënësi i zjarrfikësave të provincës, për rrjetin Canadian Press.

FOTO GALERI
2/3
Zyrtarët vendas thonë se rreth 4 milionë hektarë pyje janë shkatërruar nga zjarret e përbindshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA