Rrjetet e mëdha që refuzuan transmetimin e fjalimit të fitores së Donald Trump marrin kritika në SHBA (fotot)

16/01/2024 21:51

Rrjetet kryesore televizive në SHBA janë përballur me kritika për shkurtimet dhe mos-transmetimin e fjalimit të Donald Trump pas fitores së primareve në shtetin e Iowa.

Trump mori më shumë se 50 përqind të votave duke lënë prapa sfiduesit republikanë, guvernatorin e Florida, Ron DeSantis dhe Nikki Haley.

Por shumë nga rrjete e mëdha me tendenca liberale/demokrate zgjodhën të komentonin mbi fjalën e tij ose të ndërprisnin lidhjen direkte.

Prezantuesja e MSNBC, Rachel Maddow ndërroi temë kur Trump nisi të fliste duke thënë se “do të monitorojmë” atë që ai thotë.

“Fituesi në Iowa ka nisur fjalimin e tij të fitores,” u tha Maddow shikuesve. “Do të monitorojmë atë që ai thotë e do t’ju njoftojnë nëse ka lajm ose diçka të rëndësishme”, tha prezantuesja.

Trump është përballur me kritika për deklaratat e tij se është në fakt fitues i zgjedhjeve presidenciale të 2020, edhe pse nuk ka prova për ta vërtetuar këtë.

Rrjetet CNN e Fox News lanë fjalimin për disa sekonda, para se prezantuesi Brian Williams të ndërhynte me koment vetëm pas 30 sekondash.

Shumë analistë e anëtarë të publikut shprehën shqetësim për ndërhyrjet e rrjeteve të mëdha ose ndërprerjen e fjalimit të një ish-presidenti, duke thënë se kjo ishte qartazi ‘një censurë’, shkruan rrjeti Newsweek.

Kreu i fakultetit të politikës në Universitin e Austin, Michael Shellenberger tha në rrjetet sociale se rrjetet MSNBC e CNN “praktikojnë propagandën në vend të gazetarisë” kur duhet të japin lajmet e Trump.

CNN transmetonte fjalimin në Iowa por mbi zë ishte analiza e prezantuesit Jake Tapper.

Një komentues shkruante: “Është revoltuese sesi MSNBC e CNN ndërpresin fjalimin e Trump kur ai po fliste për turpërimin me emigracionin nga kufiri jugor i SHBA”.

Një tjetër shtonte: “Ata kanë frikë të lënë amerikanët të mendojnë me mendjen e vet.”

Pas përfundimit të fjalimit, CNN transmetoi fjalimin e Trump për 10 minuta para se të niste komenti i prezantuesit Tapper.

Para ndërprerjeve ish-presidenti Trump tha në fjalën e tij se në SHBA po ndodh “pushtimi nga miliona njerëz,” duke iu referuar krizës së emigracionit ilegal në kufirin me Meksikën.

Patrullat kufitare në SHBA kanë regjistruar vetëm në nëntor 2023, 191,113 hyrje në kufirin jugor, shkruan Newsweek.

Statistikat zyrtare tregojnë se hyrjet e emigrantëve ilegalë në SHBA për vitin 2023 janë 2.475 milionë, në krahasim me 2.378 milionë një vit më parë.

Prezantuesi Tapper që komentonte mbi zërin e Trump tha: “Donald Trump po shpall fitoren në zgjedhjet e Iowa … ai po flet këtu nën zërin tim duke përsëritur retorikën e tij anti-emigracion”

Në komentin e CNN ishte dhe një sondazh që thoshte se dy të tretat e votuesve besonin se Biden nuk ishte fituesi ligjshëm i zgjedhjeve presidenciale të 2020.

Por prezantuesi tha në përmbledhje: “Ky është një besimi gënjeshtërt, dhe tregon se Trump i ka kthye republikanët në imazhin e tij, duke i bindur me ideologji të rreme”. ////Newsweek/

FOTO GALERI
3/3
Michael Shellenberger tha se rrjetet MSNBC e CNN "praktikojnë propagandën në vend të gazetarisë"

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA